top of page

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut pranë marrëveshjes së re

  • Jun 10
  • 1 min read

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Randy Dwumfour, duket se është pranë një aventure të re në karrierën e tij. Burime pranë negociatave bëjnë me dije se bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.


25-vjeçari vlerësohet për fleksibilitetin e tij në fushë, pasi mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në rolin e mesfushorit defensiv. Forca fizike, agresiviteti në duele dhe aftësia në lojën ajrore janë disa nga cilësitë që e kanë bërë të spikasë gjatë karrierës së tij.


Nëse gjithçka shkon sipas planit, firma mund të vijë në ditët në vijim, duke i hapur rrugën një kapitulli të ri për ish-futbollistin e Skënderbeut, i cili mbetet një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page