Ja çfarë do të ndodhë sot në orën 20:30
- 9 hours ago
- 1 min read
E shtuna e fundit e marsit shënon një nga nismat më të mëdha mjedisore në botë, Ora e Tokës. Në këtë iniciativë globale, miliona njerëz në mbarë botën fikin dritat dhe pajisjet elektrike jo të domosdoshme për 60 minuta, duke filluar nga ora 20:30, në shenjë sensibilizimi për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Si çdo vit, ndër të parët që e zbatojnë këtë nismë janë Australia dhe Zelanda e Re, për shkak të diferencës kohore, duke i dhënë nisjen simbolike këtij aksioni global.
Nisma, e cila e ka fillesën në vitin 2006 në Australi, është përqafuar tashmë nga qindra shtete dhe institucione. Edhe në Shqipëri, Ministria e Mjedisit i është bashkuar kësaj fushate sensibilizuese.
“Sot bashkohemi për Orën e Tokës, si pjesë e angazhimit global, duke fikur dritat nga ora 20:30 deri në 21:30. Një gjest i thjeshtë me një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e planetit tonë dhe për një të ardhme më të qëndrueshme, sepse kujdesi për mjedisin nis nga veprimet tona të përditshme”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm të nismës, dritat do të fiken simbolikisht edhe në disa nga monumentet më të njohura në botë, duke përcjellë një mesazh të fortë për nevojën urgjente të mbrojtjes së Tokës.
“KORÇA BOOM”
















