Ja çfarë Takaj i thotë në vesh Laçit
- Aug 8, 2023
- 1 min read
Pas ndeshjes miqësore të fituar nga korçarët, Ardian Takaj ka pasur një bisedë të gjatë me menaxherin Arbi Laçi. Në fakt të dy kanë një bashkëpunim të vjetër dhe duket se po e vazhdojnë edhe këtë sezon.
Nga sa është mësuar, të dy kanë biseduar në lidhje me mundësinë e ndonjë afrimi të ri dhe në fakt kjo është pranuar edhe nga korçarët, që shpesh herë kanë deklaruar se merkato mbyllet më 31 gusht.
Nga burime të sigurta, është mësuar se pritet shumë shpejt të ketë edhe një futbollist që të jetë pjesë e korçarëve dhe ky në repartin e sulmit. Nga kjo bisedë mund edhe të realizohet ky afrim.
















