Jamal tradhton të dashurën e tij me influenceren italiane, dyshja udhëtoi drejt Italisë me avion privat
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Ylli i Barcelonës, Lamin Jamal, është përfshirë në një tjetër histori që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Mediat rozë raportojnë se futbollisti spanjoll ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren argjentinase Niki Nikol, me influenceren italiane Ana Genjoso gjatë një udhëtimi të fundit në Milano.
Sipas raportimeve, Jamal dhe Genjoso kanë pasur një lidhje të shkurtër që daton në dhjetorin e vitit të kaluar, kur u panë së bashku në “La Roca Village”, afër Barcelonës.
Këtë herë, sipas paparacit Xhordi Martin, dyshja është parë sërish bashkë në “Armani Hotel” në Milano. Jamal besohet se ka udhëtuar drejt Italisë me avion privat të hënën e kaluar, i shoqëruar nga kushëriri dhe miku i tij më i ngushtë.
Rrjedhjen e lajmit e kanë forcuar postimet në “Instagram Stories” nga shoku i tij Suhaib, si dhe nga vetë Ana, e cila ka ndarë një video brenda dhomës së hotelit.
Sipas burimeve, në hotel është zhvilluar një festë me disa të ftuara, por Jamal thuhet se e ka kaluar pjesën më të madhe të mbrëmjes në shoqërinë e influenceres italiane.
“KORÇA BOOM”



















