JAVA e 27-të luhet në mesjavë/ Ja përballjet, ku 3 ekipet e kreut luajnë në shtëpi!
- 2 hours ago
- 1 min read
Java pasardhëse, pra e 27-të vjen shpejt dhe ndryshe nga herët e tjera do të rikthehet të luhet në mesjavë. Kjo bën që skuadrat të kenë pak kohë për tu përgatitur, ndërkohë që e veçanta është se tre skuadrat e kreut të kategorisë së parë do të luajnë në shtëpi.
Të gjitha takimet e javës së 27-të luhet të mërkurën e 18 marsit dhe të gjitha do të startojnë në orën 15:00, pra në të njëjtën orë.
Skënderbeu, kryesuesi i kësaj kategorie do të presë në shtëpi Korabin, një përballje tjetër që vlen vetëm 3 pikë. Ndërkohë që Skënderbeu e ka të lehtë në letër, kurbinasit e vendit të dytë do të presin në shtëpi Besën dhe sigurisht që është një ndeshje për tu ndjekur.
Vendi i tretë, Pogradeci pret Ilirinë dhe edhe kjo duket një ndeshje e lehtë në letër.
Të gjitha takimet do të startojnë në të njëjtën orë dhe duket se edhe këtë javë tre ekipet e kreut do të shënojnë fitore.
Më poshtë sjellim edhe tabelën e ndeshjeve të javës së 27-të:
Java 27
18 mars 2026 (E MËRKURË)
ORA 15:00 Skënderbeu – Korabi
ORA 15:00 KF Laçi – Besa
ORA 15:00 Pogradeci – Iliria
ORA 15:00 Kastrioti – Burreli
ORA 15:00 AF Luftëtari – Apolonia
ORA 15:00 Kukësi – Lushnja
“KORÇA BOOM”
















