JAVA e 28-të vjen shpejt/ Luhet e gjitha të dielën. Ja përballjet e kësaj jave!
top of page

JAVA e 28-të vjen shpejt/ Luhet e gjitha të dielën. Ja përballjet e kësaj jave!

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Java e 28-të e kategorisë së parë vjen menjëherë në fundjavë, teksa ditën e diel, luhe në të gjitha sfidat e kësaj jave dhe sërish në të njëjtën orë, pra 15:00.


Kjo javë sjell të tjera duele shumë interesante, teksa tre ekipet e kreut luajnë në transfertë.


Në këtë mënyrë Skënderbeu do të luajë këtë javë një transfertë të vështirë në Luz, ndaj Besës. Të dielën Pogradeci luan në transfertën e Burrelit dhe Laçi i vendit të dytë luan në transfertën e Ilirisë.


Edhe përballjet e tjera sidomos për mbijetesë janë interesante dhe të bukura, ndërkohë që më poshtë sjellim të gjithë duelet e së dielës. 

 

Java 28

22 mars 2026 (E DIEL)

ORA 15:00 Apolonia – Lushnja

ORA 15:00 Kastrioti – Kukësi

ORA 15:00 Burreli – Pogradeci

ORA 15:00 Iliria – KF Laçi

ORA 15:00 Besa – Skënderbeu

ORA 15:00 Korabi – AF Luftëtari

“KORÇA BOOM”


bottom of page