Java nis me diell, njihuni me parashikimin e motit për sot
- 4 hours ago
- 1 min read
Kjo e hënë do të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në të gjithë vendin, me diell në pjesën më të madhe të territorit dhe vetëm disa vranësira kalimtare në zonat malore.
Sipas parashikimit, Ultësira Perëndimore do të dominohet nga moti i kthjellët, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht gjatë orëve të mesditës. Më pas, moti pritet të përmirësohesh sërish.
Në disa zona malore të lindjes mund të regjistrohen reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here mund të arrijë deri në 15 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.
“KORÇA BOOM”
















