top of page

JENI GATI PËR SOT?/ Pas hënës së kuqe, sot ndodh eklipsi i diellit! Ja ku do shfaqet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 21
  • 1 min read

Pas hënës së kuqe, qielli do të ofrojë një tjetër fenomen astronomik që do mund të shihet nga një pjesë e botës. 


Këtë të dielë do të mund të shihet eklipsi i pjesshëm të Diellit, i cili do të arrijë deri në 78% mbulim të diskut dhe do të jetë i dukshëm vetëm nga jugu i Zelandës së Re dhe disa zona të Antarktidës. Sipas instituteve astronomike, fenomeni do të nisë në orën 19:29 dhe do të kulmojë në 21:41, ndërsa do të përfundojë rreth orës 23:53.


Në nivel global, magnituda maksimale e eklipsit pritet të arrijë në 0,855, që përkthehet në afro 80% errësim të Diellit. Në qytetin e Auckland në Zelandën e Re, eklipsi do të shfaqet në mëngjesin e 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 sipas orës lokale.


Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm nga Evropa dhe Shqipëria, fenomeni pritet të ketë vëmendje të veçantë nga qendrat kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare, duke u ofruar shikuesve një përjetim virtual të tij.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page