top of page

Editorial nga Brendon Salih/ Fund misterit për merkaton e Skënderbeut, ja çfarë kërkon FIFA

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Asgjë të re nuk ka nga maji i 2026. KF Skënderbeu vazhdon të jetë në sistemin e FIFA-s me merkato të pezulluar, deri në një moment të dytë. Me vendimin e 19 majit 2026 Skënderbeut ju pezullua regjistrimi i lojtarëve në sistem për shkak se klubi dështoi të kalonte kontrollin administrativ dhe financiar të FIFA-s në lidhje me pagesat dhe tarifat e formimit apo trajnimit të lojtarëve.


Dikur këto ishin marrëdhënie dhe pagesa që zhvilloheshin direkt klub me klub dhe shkohej në Fifa vetëm për rast ankesash apo mospagesash. Por prej disa vitesh tashmë Fifa ka ngritur një sistem të centralizuar dhe një komision që monitoron të gjithë këtë proces në nivel botëror. Vendimi ndaj Skënderbeut u dha nga FIFA Clearing House që është komisioni ku kalojnë në filtër të gjjtha bilancet financiare,


Dokumentacioni administrativ, bankar, fiskal etj i funksionimit të klubeve. Pra ishte një problematikë burokratike dokumentacioni jo të plotë, të saktë ose jo në formatin e kërkuar apo në afatin e duhur që e penalizoi Skënderbeun në tërësi dhe jo çështje mospagesash.


Klubeve me merkato të bllokuar u lejohet të marrin lojtarë por duhet ta zhbllokojnë atë pranë Fifas në mënyrë që ti federojnë dhe të kenë mundësi ti aktivizojnë në kompeticionet zyrtare.


Në listën e lojtarëve siç ka emra lojtarësh për pagesën e tarifës së formimit që duhet të kryejë Skënderbeu tek klubet e tyre mëmë, ashtu ka edhe tarifa që klubet e tjera duhet ti paguajnë për lojtarët që janë aktivizuar tek Skënderbeu por që Fifa po i mban të bllokuara pikërisht për shkak të vendimit në fjalë.


Në informacionin tonë klubi e ka plotësuar dosjen me dokumentacionin e nevojshëm sipas kërkesave dhe është duke pritur mbledhjen e komisionit të FIFA Clearing House për të dhënë dritën jeshile të zhbllokimit të federimit të lojtarëve, para fillimit të kampionatit në Shqipëri fundjavën e ardhshme. Pra klubi korçar duhet të rikalojë përsëri nga komisioni i Fifa Clearing House për një vlerësim të dytë të dokumentacionit dhe të paguajë gjobën prej 5000 dollarësh që ti zhbllokohet federimi i lojtarëve. Këto janë dy kushtet e vetme.


Pjesa tjetër e shifrave dhe emrave në listë janë pagesa që kryhen sipas marrëveshjes që kanë lidhur klubet me njëri-tjetrin, sipas afateve përkatëse dhe nuk ka asnjë shifër apo detyrim mbi 200 mijë euro që pengon hapjen e merkatos në FIFA

“KORÇA BOOM”


bottom of page