top of page

REAGON klubi “Skënderbeu”/ Shifrat nuk pasqyrojnë situatën reale të klubit

  • 1 hour ago
  • 1 min read

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK


Në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi mbi situatën e merkatos së KF Skënderbeu, dëshirojmë të sqarojmë se informacionet dhe shifrat që po qarkullojnë nuk pasqyrojnë situatën reale të klubit.


Çështja lidhet me procedurat e FIFA Clearing House dhe është aktualisht në proces verifikimi pranë FIFA-s, ku klubi ka dorëzuar dokumentacionin dhe marrëveshjet përkatëse.


Klubi po e ndjek çështjen institucionalisht dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit të verifikimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page