EKSKLUZIVE/ Skënderbeu siguron një tjetër sulmues. Ja kush vjen në Korçë nga Greqia!
- 2 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu nuk ndalet në këtë merkato vere, teksa orët e fundit ka siguruar një tjetër futbollit. Është portali “Korça Boom” që zbulon në këto momente se skuadra bardhekuqe është duke mbyllur afrimin e një tjetër sulmuesi.
Deivid Hoxha futbollisti 19-vjeçar i skuadrës greke Panetolikos, pritet të veshë fanelën e Skënderbeut dhe është një tjetër talent që do ti shtohet Skënderbeut.
Panetolikos U-19 luajti dy ditë më parë një miqësore me Skënderbeun ku e humbi 3-0, ndërkohë që me shiritin e kapitenit ishte Deivid Hoxha shqiptari me pashaportë greke që luan si sulmues. Pikërisht kjo ndeshje shërbeu si “trampolinë” dhe Hoxha tashmë pritet të zyrtarizohet bardhekuq, duke qenë edhe lojtar i prespektivës.
Kujtojmë që Hoxha është 1.93m dhe ka kontratë me skuadrën greke, por mund të ketë një marëveshje mes dy klubeve që Deividi të vijë te Skënderbeu. Pikërisht sulmuesi shtatlartë është edhe pjesë e kombëtares së moshave të Shqipërisë.
“KORÇA BOOM”
















