top of page

Nga 32 mijë eurot e Tares, te 51 mijë eurot e Nergutit! Zbulohen emrat dhe shifrat që bllokuan merkaton e Skënderbeut

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Klubi i Skënderbeut ka nisur një cikël të ri nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, ndërsa gjatë këtyre ditëve ka bërë edhe disa lëvizje në merkato për të plotësuar radhët e skuadrës me futbollistë cilësore për të përballuar Superioren. Por korçarët, vazhdojnë të mos kenë mundësinë të regjistrojnë emrat e rinj, për shkak të bllokimit të merkatos që i është bërë nga FIFA.


Kjo e fundit ka bllokuar merkaton e klubit korçar për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të tyre ndaj klubeve të tjera sa i përket kuotës së solidaritetit që duhet të paguante për periudhën e trajnimit të futbollistëve në klubet paraardhëse.


Gjatë dy viteve të fundit janë konstatuar të paktën 9 shkelje të pagesës në kohë të detyrimeve nga ana e Skënderbeut, me shifra që shkojnë nga rreth 9 mijë eurot e Uçe e Musa, deri te 32 mijë euro të Tares, apo mbi 50 mijë euro të Nergutit e Bismark.


Të gjitha këto mospagesa në kohë të mbi 228 mijë eurove në total (ku nuk përfshihet e Uçe e cila është shlyer), kanë sjellë bllokimin pa afat të merkatos së Skënderbeut, ndërsa klubi është gjobitur edhe me 5 mijë dollarë si dhe për të paguar edhe një kamatë vonesë prej 2,5% të çdo shume. Pa bërë pagesat e plota të mësipërme, merkato e Skënderbeut nuk do të hapet dhe korçarët nuk do të kenë mundësi të regjistrojnë blerjet e reja./ Panorama Sport

“KORÇA BOOM”


bottom of page