top of page

TRAGJEDIA në Pogradec! DETAJE nga mb*tja e të riut, Kertis Risvani: Nuk dilte dot kur ra nga varka...

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike është regjistruar në liqenin e Pogradecit, ku 32-vjeçari Kertis Risvani ka humbur jetën pasi ka rënë në ujë nga një varkë pedalinë dhe nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe.


Sipas dëshmive të personave që ndodheshin me të, i riu ishte në varkë së bashku me dy shokë, rreth 150 metra larg bregut. Të tre po kalonin kohë në liqen, ndërsa në një moment, teksa po luanin me njëri-tjetrin, 32-vjeçari Risvani ka rënë në ujë.


Mësohet se i riu nuk dinte të notonte mirë dhe, pasi është trembur në ujë, ka pasur vështirësi për të qëndruar në sipërfaqe.


Dy shokët e tij janë përpjekur ta ndihmojnë dhe ta nxjerrin nga uji, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë.


Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar shërbimet e emergjencës dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe nxjerrjen e 32-vjeçarit Kertis Risvani nga liqeni.


Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe dinamikën e rënies së të riut në ujë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page