JEPET BONUSI PËR PENSIONISTËT/ Vendimi hyn në fuqi, eksperti shpjegon kush përfiton
- Jan 6
- 1 min read
Viti 2026 nis me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë për kompensimin mujor të pensionistëve, një masë që synon të lehtësojë barrën ekonomike për të moshuarit në kushtet e rritjes së çmimeve. Eksperti Kujtim Hoxha në një intërvistë për ora Neës, sqaron se kush përfiton dhe sa para shtesë merr çdo kategori.
Pensionistët që marrin deri në 40 mijë lekë në muaj përfitojnë deri në 1 800 lekë shtesë çdo muaj.
Ata që kanë pension deri në 22 mijë lekë marrin 800 lekë shtesë,
ndërsa pensionistët me të ardhura deri në 18 mijë lekë përfitojnë 1 000 lekë në muaj.
Përfitim do të kenë edhe kategoritë e veçanta:
pensionistët e invaliditetit marrin 600 lekë, ndërsa pensionet familjare 700 lekë shtesë në muaj.
Hoxha thekson se ndihma është e mirëseardhur, por paralajmëron se ajo nuk zgjidh problemin e madh të pamjaftueshmërisë së pensioneve në raport me koston reale të jetesës.
Eksperti Hoxha, ka shpjeguar ndryshimet e fundit në ligjin e pensioneve, ku është parashikuar një rritje graduale e moshës për daljen në pension për gratë, me dy muaj çdo vit, deri në vitin 2032. Kështu gratë këtë vitë dalin në pension në moshën 62 vjecare./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















