Jo mësim në ditën e parë të shkollës! 14 shtatori do të jetë ndryshe për nxënësit në Shqipëri, çfarë do të ndodhë
- 10 hours ago
- 1 min read
Dita e parë e shkollës për nxënësit në këtë vit të ri nuk do të jetë si në vitet e kaluara. Më 14 shtator, në klasa nuk do të zhvillohet mësim, por kjo ditë do të shërbejë për informimin dhe orientimin e nxënësve, me rregullat, mjedisin, programet mësimore dhe at oqë parashikohet të kryhen pas mësimit.
Njoftimin e ka dhënë ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro, e cila në një postim në rrjetet sociale shprehet se kjo ditë ka për qëllim t’i kthejë emocionet në kujtime të bukura që rrënjosin dashurinë për shkollën dhe dijen.
“Bëhemi gati për ditën e parë. Shkolla po na mirëpret. Dita e Parë e Shkollës është gjithmonë një vorbull emocionesh që ka brenda rrahje të forta zemre, kuriozitet, sfida dhe pikëpyetje mbi botën e re që ka përpara çdo fëmijë, çdo nxënës, prandaj në këtë vit të ri shkollor, dita e parë, përmes një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, parashikon aktivitete të cilat njohin nxënësit me mjediset e shkollës, shokët, shoqet e mësuesit dhe gjërat e bukura që ata do të bëjnë gjatë vitit në programin “Pas Shkolle”, dhe ka si qëllim t’i kthejë emocionet e kësaj dite në kujtime të bukura që rrënjosin dashurinë për shkollën dhe dijen”– shkruan Kumbaro.
"KORÇA BOOM"
















