top of page

Kr*m, gjendet i dj*gur trupi i gazetarit sportiv

  • 6 days ago
  • 1 min read

Sipas raportimeve të mediave italiane, gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur nga të gjithë si Luca Esposito, është gjetur i vrarë në rrethana makabre në Eboli, në provincën e Salernos, Itali. Ai ishte 53 vjeç dhe drejtonte portalin sportiv Tuttosalernitana.com, ndërsa bashkëpunonte edhe me media të tjera lokale.


Trupi i tij u zbulua nga zjarrfikësit gjatë shuarjes së një zjarri në një zonë me shkurre.


Fillimisht viktima nuk mund të identifikohej për shkak se trupi ishte djegur, por hetuesit arritën ta identifikonin përmes automjetit të gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe verifikimeve të mëvonshme.


Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autoritetet dyshojnë se Esposito është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është djegur për të fshehur gjurmët e krimit. Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja, ndërsa Prokuroria e Salernos dhe Karabinierët kanë nisur hetime për vrasje dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme, përfshirë jetën e tij profesionale dhe personale.


Vrasja ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Urdhri Kombëtar i Gazetarëve ka shprehur tronditjen për ngjarjen dhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të motiveve dhe autorëve të këtij krimi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page