Kapllani, Beqiri, Beluli dhe Beçka, katër "armët" që Devolli nuk i lëshon
- 53 minutes ago
- 1 min read
Katër futbollistë korçarë do të vazhdojnë të jenë pjesë e Devollit edhe për sezonin e ri, duke konfirmuar besimin që klubi ka te talentet e reja. Drejtuesit devollinj kanë vendosur të ruajnë bazën e skuadrës, me objektivin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për t'u besuar sërish lojtarëve që dhanë kontribut të rëndësishëm gjatë sezonit të kaluar.
Bëhet fjalë për kapitenin Kapllani, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit dhe ishte një nga liderët e skuadrës, portierin Beqiri, një nga pikat më të forta të Devollit sezonin e kaluar me paraqitjet e tij të sigurta, si dhe mbrojtësin e majtë Beluli, i cili zhvilloi një kampionat në nivel të lartë.
Pjesë e ekipit do të mbetet edhe sulmuesi Beçka, një futbollist i ri me shumë perspektivë, nga i cili pritet edhe më shumë në sezonin e ardhshëm.
Vazhdimësia e këtyre katër korçarëve konsiderohet një lajm pozitiv për Devollin, pasi ata përfaqësojnë një kombinim të eksperiencës dhe rinisë, elementë mbi të cilët klubi synon të ndërtojë objektivat e sezonit të ri.
“KORÇA BOOM”













