top of page

KATEGORIA E DYTË/ FSHF zyrtarizon dy grupet për sezonin e ri, ja ku luajnë Devolli dhe Maliqi!

  • 2 days ago
  • 1 min read

FSHF ka bërë publike sot ndarjen e grupeve për edicionin e ri të Kategorisë së Dytë, ku marrin pjesë në këtë sezon shumë emra të njohur të futbollit tonë, si dhe ekipet B të skuadrave të Superiores e të Parës.


NJOFTIMI I FSHF


Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.


Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave, dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.


Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe.


Ndarja e miratuar për sezonin 2026/27 është si më poshtë:


Grupi A

Lushnja

Shiroka

Erzeni

Tërbuni

Luzi 2008

Veleçiku

Naftëtari

Gramshi

Basania

Vllaznia B

Partizani B

Eagle Football


Grupi B

AF Luftëtari

Apolonia

Butrinti

Bylis B

Maliqi

Tomori

Devolli

Delvina

Këlcyra

Albpetrol

Memaliaj


Me miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026/27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page