top of page

KATEGORIA E PARË/ Mbyllet java e 26-të. Skënderbeu i falet Saleh Nasr e "marshon" drejt titullit. Fitojnë edhe Laçi dhe Pogradeci. Ja REZULTATET!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë në të cilën janë shënuar gjithsej 8 gola.


Vëmendjen kryesore e mori përballja mes Besës dhe Pogradecit e cila dhuroi plot 5 gola. Skuadra pogradecare shënoi tri herë në pjesën e dytë duke "hipotekuar" dhe fitoren, pavarësisht se kavajasit u kundërpërgjigjën me dy të tjerë në minutat e fundit.


Në krahun tjetër, Skënderbeu mori një fitore minimale në Fier përballë Apolonisë me rezultatin 1-0, duke bërë që "Ujqërit e Dëborës" të ecin të qetë drejt titullit. Minimalisht fitoi dhe Laçi ndaj Korabit duke "iu ngjitur" nga pas kryesuesve, si dhe Iliria me Kastriotin.


Barazim u mbyllën dy sfidat e tjera mes Burrelit dhe Kukësit, si dhe Lushnjes dhe Luftëtarit, 0-0

 

JAVA 26

14 mars 2026 (SOT)


Apolonia-Skënderbeu 0-1

Shënues: 75′(p) Nasr


Besa-Pogradeci 2-3

Shënues: 79′ Treni, 86′ Puqja/ 53′ Danladi, 60′ Ogunleje, 61′ Lleshaj


Burreli-Kukësi 0-0


Iliria-Kastrioti 1-0

Shënues: 44’ Mavanga


Korabi-Laçi 0-1

Shënues: 80′ Myrta


Lushnja-Luftëtari 0-0

“KORÇA BOOM”


bottom of page