top of page

Kategoria e Parë me format të ri, zbulohen propozimet për strukturën e sezonit që do përshtatet me ndryshimet në Superiore

  • Jun 22
  • 1 min read

Në sezonin 2026-2027, Kategoria e Parë pritet të ketë një strukturë që përshtatet me shtimin e skuadrave në Superiore, duke ngjitur më shumë ekipe më lart.


Në propozimin e parë, dy vendet e para të kësaj kategorie, do të ngjiten direkt në Superiore, ndërsa vendi i tretë dhe katërt bëjnë finale për të luajtur për ngjitjen. Humbësi i këtij çifti dhe vendet 5 dhe 6 janë ata të cilat më pas pritet të luajnë ndaj vendit të 9 në Superiore, në një skemë që është ende duke u diskutuar dhe detajuar.


Propozimi i dytë është që të përdoret e njëjta skemë si e vitit të kaluar në Kategorinë e Parë, me dy të parat që ngjiten direkt. Fituesi i play-off të Kategorisë së Parë ngjitet gjithashtu, ndërsa humbësi i asaj ndeshje luan më pas me vendin e 9 të Superiores.


Të gjitha këto skema do të diskutohen edhe në ditët në vazhdim, por është e qartë që edhe Kategoria e Parë do të ketë ndryshime radikale në sezonin e ardhshëm dhe dy të tjerët në vijim. Pritet që si pasojë e këtyre ndryshimeve, të ketë gjithashtu të tilla edhe sa i përket numrit të skuadrave që ngjiten në Kategorinë e Parë apo zbresin në të Dytën, që do të detajohen në ditët në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page