KATEGORIA E PARË merr pushimet/ Ja kur rikthehet java e 29-të dhe cilat janë duelet
- 3 hours ago
- 1 min read
Pas përfundimit të javës së 28-të për shkak të ndeshjeve të kombëtares edhe kategoria e parë do të jetë pushim dhe në këtë mënyrë pritet të rikthehet në fillim të muajit prill.
Sipas kalendarit ndeshjet e javës së 29-të do të rikthehen të luhen në datën 4 prill dhe Federata e Futbollit pritet të zyrtarizojë vetëm oraret, pasi për momentin është ora 15:00.
Me ndryshimin e orës fundjavën e ardhshme, pritet të shtyhen me 1 orë, ndërkohë që zyrtare është që të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë dhe në një orë.
Java e 29-të sjell përballjet e treshes kryesese në shtëpi, pra Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci do të luajnë në shtëpi, teksa bardhekuqtë do të presin Ilirinë, kurbinasit do të presin Burrelin dhe Pogradeci pret Kastriotin.
Në letër të treja ndeshjet pritet të fitohen nga skuadrat vendase dhe 5 javë përpara fundit duket se e gjithë vëmendja do të jetë kur të përballne me njëra-tjetrën skuadrat e kreut.
Më poshtë sjëllim edhe tabelën e ndeshjeve të javës së 29-të, ndeshje që do të luhen më 4 prill dhe në të njëjtën orë.
JAVA 29
(E SHTUNË) 4 prill 2026
Ora 15:00
Luftëtai-Besa
Kukësi-Apolonia
Laçi-Burreli
Lushnja-Korabi
Pogradeci-Kastrioti
Skënderbeu-Iliria
“KORÇA BOOM”
















