KATEGORIA E PARË “zjarr” të mërkurën/ Ja përballjet pas 24 orësh dhe kalendari i kësaj jave!
- Korca Boom
- 47 minutes ago
- 1 min read
Kategoria e parë do të jetë e ngjeshur me ndeshje këtë dhjetor, teksa java e 14-të do të vijë shpejt, pasi luhet në mesjavë. Të mërkurën e 3 dhjetorit, pra nesër do të luhen të gjitha ndeshjet e kësaj jave, madje e veçanta është se të 6 çiftet e kësaj jave luhen në të njëjtën orë.
Pikërisht të mërkurë në orën 13:30, janë dy takimet ku padiskutim janë në qendër të vëmendjes, pasi përballen ekipet e kreut me njëra-tjetrën.
Skënderbeu, kryesues i kategorisë së parë, do të udhëtojë drejt Fushë-Krujës, teksa do të ketë përballë Ilirinë, një ndeshje që pritet me shumë interes sidomos për vendasit, pasi Skënderbeu me 34 pikë shkon i qetë edhe në këtë transfertë.
Vëmendja më e madhe do të jetë në Laç, teksa kurbinasit e vendit të dytë, presin Pogradecin e vendit të tretë dhe të dy skuadrat kanë nga 1 pikë diferencë me njëra-tjetrën.
Ndërkohë edhe ndeshjet e tjera kanë interes, por jo kaq sa duelet e kreut.
Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e javës së 14-të që luhen të mërkurë dhe që startojnë në orën 13:30:
Java 14
(03.12.2025)
E MËRKURË
Ora 13:30 Laçi – Pogradeci
Ora 13:30 Iliria – Skënderbeu
Ora 13:30 Lushnja – Kukësi
Ora 13:30 Burreli – AF Luftëtari
Ora 13:30 Apolonia – Besa
Ora 13:30 Korabi – Kastrioti
“KORÇA BOOM”
















