Kolaudimi i detyrueshëm kur ndryshohet pronari i makinës, MIE: E njëjta vlen dhe për ato që kalojnë 160 mijë km
- Korca Boom
- 22 hours ago
- 1 min read
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se çdo automjet që ndryshon pronar do të duhet të i nënshtrohet kontrollit teknik, pavarësisht se kur është kryer kolaudimi i fundit. Ky rregull i ri është pjesë e një udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 dhjetor 2026.
Sipas udhëzimit, autoritetet mund të kërkojnë kontroll teknik në momentin e ndryshimit të emrit të pronarit në certifikatën e regjistrimit. Po ashtu, detyrimi vlen edhe për automjetet që kanë përshkuar mbi 160 mijë kilometra, duke siguruar kështu standarde më të larta sigurie në rrugë./ vizionplus.tv
“KORÇA BOOM”



















