Kolonjë/ Humb kontrollin me traktor, 40-vjeçari përfundon në spital
- 5 hours ago
- 1 min read
Më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Bekovë, Kolonjë, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali i Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
"KORCA BOOM"
















