top of page

Kontroll i rreptë në Kapshticë, ndalohet importi i mjaltit

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Dega e Doganës në Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi sasia e importuar nuk ishte e pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.


Ngarkesa, e destinuar për import dhe tregtim në vendin tonë, është bllokuar në magazinën doganore deri në përfundimin e analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.


Sipas Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, siguria ushqimore mbetet prioritet, ndërsa mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve në import konsiderohen objektiva parësore.


Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në bashkëpunim me institucionet përkatëse për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk përmbushin kriteret ligjore.

"KORCA BOOM"


bottom of page