Korçë/ Ankand i produkteve artizanale krijuar nga të moshuarit e qendrave ditore komunitare
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Sot u organizua ankandi i produkteve artizanale të realizuara me përkushtim nga të moshuarit e 4 qendrave ditore komunitare të moshës së tretë “Epoka e Artë”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të vyer komunitare.
Ky është viti i dytë radhazi që ky ankand zhvillohet, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Këshillit të Qarkut Korçë, Fondacionit Emanuel dhe qendrave ditore komunitare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme vendore dhe rajonale.
Të ardhurat e mbledhura nga ankandi do të përdoren për zhvillimin e aktiviteteve të tjera sociale në qendra, si edhe për blerjen e materialeve që do t’u shërbejnë të moshuarve për krijime të reja artizanale.
Këto aktivitete janë dëshmi e vëmendjes dhe kujdesit që i kushtojmë moshës së tretë, duke nxitur përfshirjen sociale, kreativitetin dhe ndjenjën e vlerësimit në komunitet.
Së bashku jemi më të fortë!
“KORÇA BOOM”




















