Atmosferë Krishtlindjesh në Mitropolinë e Korçës!
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
ATMOSFERË KRISHTLINDJESH NË MITROPOLINË E KORÇËS!
Të parët që kënduan kolendrat përpara Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Anastasit, ishin fëmijët e shkollave “Platon” dhe “Omiros”.
Zërat e pastër të fëmijëve shpallën lajmin e gëzuar të Lindjes së Krishtit, duke sjellë frymën e dashurisë, shpresës dhe paqes në prag të festës së shenjtë të Krishtlindjes.
Mitropoliti Anastas i përgëzoi fëmijët dhe mësuesit e tyre, duke i uruar që drita e Krishtit të ndriçojë jetën dhe rrugëtimin e tyre.
“KORÇA BOOM”



















