top of page

POLICIA/ Kontrabanda në Korçë. Procedohet një shtetas nga Cangonji, një nga Devolli dhe një nga Pojani

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë


Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.


Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra të tjera dhe një rast i krimeve mjedisore.


Procedohen penalisht 3 shtetas.


1.Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, në afërsi të Qafës së Zvezdës, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip kamioncinë me drejtues shtetasin K. D., 38 vjeç, banues ne fshatin Cangonj, Devoll. Në pjesën e karrocerisë së mjetit gjetën një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


2.Gjithashtu po nga këto shërbime është ndaluar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin S. LL., 57 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në fshatin Orman, Pojan. Në pjesën e karrocerisë së mjetit u gjet një gjedh (viç) i pamatrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës, i dyshuar si i kontrabanduar.


Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në këto raste u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe për shtetasit S. Ll. dhe K. M., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page