E RËNDË në lagjen 4 në Korçë/ Punëtori 58-vjeçar rrëzohet nga shkallët e kishës, ndjekje penale për administratorin nga Mborja
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Punëtori rrëzohet nga shkalla duke duke punuar në kishë, ndjekje penale administratorit të firmës së ndërtimit
Një punëtor është rrëzuar gjatë punimeve për rindërtimin e një kishe në qytetin e Korçës, duke mbetur i dëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 4 të Korçës, ku punëtori i firmës, shtetasi M. D., 58 vjeç, gjatë punës, ka rënë nga shkallët dhe për pasojë ka pësuar dëmtime.
Nga verifikimet e kryera nga policia ka rezultuar se 58-vjeçari ishte punësuar në mënyrë të paligjshme nga administratori i firmës.
Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm” ndaj shtetasit Dh. M., 49 vjeç, banues në fshatin Mborje, administrator i një firme ndërtimi.
“KORÇA BOOM”



















