Përfshihet nga flakët një automjet, shkak një shkëndijë elektrike
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Një autoveturë është përfshirë nga flakët pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.
Automjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar.
Nga sa mësohet shkak i djegies është një shkëndijë elektrike në sistemin motorik. Policia po heton shkaqet.
“KORÇA BOOM”



















