Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40,000 lekë në 50,000 lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se, vendimi prek rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
Sipas saj, rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe të të drejtave të punonjësve.
“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi Ibrahimaj.
“KORÇA BOOM”




















