top of page

E FUNDIT: POLICIA KUFITARE/ Ata që udhëtojnë sot drejt Greqisë kanë një njoftim të rëndësishëm. Bllokohen rrugët!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

DVKM Korçë


Kapshticë


Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke, se ditën e sotme, nga ora 13:00 deri në orën 16:30 (me orën greke), do të bllokohen rrugët e Egnatias (qyteti i Kosturit) për lëvizjen e mjeteve të rënda (kamionë), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.


Ndërsa veturat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë.


DVKM Korçë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin e orarit të përcaktuar sa më sipër, në lidhje me kufizimin e lëvizjes për mjetet e rënda.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page