top of page

Korçë/ Shoqërohen 24 persona pas protestës, mes tyre edhe të mitur

2 hours ago
1 min read

Policia ka shoqëruar 24 persona në komisariat në Korçë, pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar në qytet.


Mes personave të shoqëruar raportohet se ka edhe të mitur, përfshirë 14-vjeçarë, si dhe të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç. Sipas të dhënave të bëra publike, personi më i madh në moshë mes të shoqëruarve është 41 vjeç.


Shoqërimet u kryen pas incidenteve të ndodhura gjatë tubimit. Deri më tani, pritet të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme të autoriteteve./ tpz.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page