Korçë/ Vlerësohet me "Certifikatën e Karrierës", Inspektor Rexhep Kapedani!
- 1 hour ago
- 1 min read
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka vlerësuar me "Certifikatën e Karrierës", Inspektor Rexhep Kapedani, efektiv policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kufiri tokësor, me rastin e daljes së tij në pension.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, ku drejtori i këtij institucioni Drejtues Gëzim Zhupaj, në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi z. Kapedani, certifikatën me motivacionin "Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.
Inspektor Rexhep Kapedani, gjatë karrierës së tij 38-vjeçare në punë, ka spikatur për profesionalizmin, korrektësinë dhe integritetin e lartë, duke u bërë shembull edhe për brezat e rinj.
Punonjësi i Policisë falënderoi drejtuesit për certifikatën e akorduar, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij ndër vite. Gjithashtu, ai ju uroi kolegëve të tij suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrave funksionale.
“KORÇA BOOM”
















