KOSTA VANGJELI, mbi 150 ndeshje bardhekuq/ Korçari me 10 mijë minuta me Skënderbeun
- 9 hours ago
- 1 min read
Padiskutim që Skënderbeu në këtë fund sezoni duke siguruar superligëm, tashmë numëron sukseset e një sezoni jo fort të lehtë dhe të luftuar, në kategorinë e parë që është shumë herë më e “egër” se superliga.
Suksesi për ngjitjen në superligë është i të gjithëve, por në këtë sukses kaq të madh, nuk mund të qëndrojmë pa përmendur edhe një prej lojtarëve që ka rënë në sy.
Bëhet fjalë për Kosta Vangjelin, mbrojtësin që mund të quhet më jetëgjati me fanelën e Skënderbeut, pasi ka lënë shifrën e 150 ndeshjeve i aktivizuar si bardhekuq.
Edhe me shiritin e kapitenit, Vangjeli i ka qëndruar besnik skuadrës bardhekuqe që në momentin që u rrit, u formua dhe mori emrin me të rinjtë e këtij ekipi në vitin 2017-të.
Më pas në 2019-ën kaloi te skuadra e të rriturve të Skënderbeut dhe deri më sot mban veshur vetëm këtë fanelë. 10 mijë minuta bardhekuq sigurisht që nuk janë pak, duke fituar një eksperiencë edhe pse për pak feston 26-vjetorin e tij të lindjes.
Ka qenë për Vangjelin një sezon pozitiv si titullar dhe një lojtar që pritet të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Skënderbeu, aqmë tepër që është nga ata të paktë korçarë që së bashku me Klevis Shaqen, apo Dejvid Janaqin, që mbajnë veshur fanelën e qytetit.
Vlerësim maksimal në fund të këtij sezoni për Vangjelit, duke i uruar një karierë të gjatë dhe të suksesshëm me fanelën e vendlindjes së tij.
Urime Kosta Vangjeli!
“KORÇA BOOM”
















