Krahas fushës futbollistët punojnë edhe…!?
- Aug 25, 2023
- 1 min read
Një ekip nuk përgatitet vetëm në fushë, ka edhe aspekte të tjera. Tek korçarët është parë që ditët e fundit trajneri Gvozdenoviç dhe stafi i tij punojnë shumë edhe në anën teorike.
Para çdo seance ekipi qëndron në sallën e analizave, siç edhe e quajnë, dhe atje punohet fort në anën teorike ku stafi analizon me detaje lojën e gjithësecilit.
Më shumë ka shpegime teorike, se si duhet të veprohet në situatat e lojës. Deri tani në ndihmë trajnerit i kanë ardhur ndeshjet miqësore të servirura me pamje filmike nga “Korça Boom”.
















