top of page

“Kryq” për Ledion Liçon dhe Arbër Hajdarin, reagimi i fortë i bashkëshortes së Mirit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një tjetër debat është ndezur në rrjetet sociale rreth “Big Brother VIP Albania”, këtë herë pas reagimit të bashkëshortes së Mirit, e cila ka drejtuar kritika të forta ndaj produksionit të programit.


Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka rishpërndarë një status ku vihet në dyshim roli i opinionistëve në spektakël dhe paanshmëria e tyre gjatë gjykimit të lojës së Mirit në Prime.


“Se harrova dhe dikush të më shpjegojë diçka, roli i opinionistit është për të dhënë opinion neutral pa mbajtur anën e askujt aty brenda, apo e kam gabim unë, se deri tani e kam parë kështu,” – thuhet në tekstin e publikuar.


Në postimin e shpërndarë vihet re edhe një “kryq” i kuq pranë emrave të moderatorit Ledion Liço, opinionistit Arbër Hajdari dhe faqes zyrtare të programit, duke nënkuptuar se sipas saj ata kanë mbajtur një qëndrim të njëanshëm.


Ndërkohë, në mënyrë ironike është përmendur vetëm Monika Kryemadhi, për të cilën shkruhet: “Po e mendon akoma se ku do të rrijë”.


Ky reagim vjen pasi më herët bashkëshortja e Mirit kishte komentuar edhe situatën e krijuar mes tij dhe Selinës, të cilën e kishte cilësuar si një “marrëzi”.


Një tjetër debat është ndezur në rrjetet sociale rreth “Big Brother VIP Albania”, këtë herë pas reagimit të bashkëshortes së Mirit, e cila ka drejtuar kritika të forta ndaj produksionit të programit.

"KORCA BOOM"


bottom of page