KUPA E SHQIPËRISË: Zbardhen 16 çiftet dhe data e turit të parë!
Kampionati shqiptar do të jetë tri javë pushim për shkak të angazhimeve të Kombëtares, por emocionet nuk do të mungojnë pasi Kupa e Shqipërisë do të nisë me sfidat e turit të parë më 7 tetor, duke zbresur në fushë në orën 13:30 skuadrat e Kategorisë së Parë, të Dytë dhe dy përfaqësuese të Superiores.
Sipas FSHF-së, këtë fazë e nisin kryesisht ekipet e divizioneve inferiore, të shoqëruara nga Skënderbeu dhe Laçi, ku fituesit e këtyre përballjeve me një takim të vetëm do të bashkohen më pas në turin e dytë me 8 skuadrat e tjera më të mira të elitës.
Çiftet e plota të caktuara për këtë tur përfshijnë sfidat:
Bylis – Albpetrol
Flamurtari – Gramshi
KF Laçi – Këlcyra
Skënderbeu – Naftëtari
Pogradeci – Delvina
Iliria – Veleçiku
Besa – Devolli
Kastrioti – Luz i Vogël 2008
Burreli – Eagle Football
Korabi – Tërbuni
AF Luftëtari – Tomori
Kukësi – Erzeni
Apolonia – Maliqi
Lushnja – Shiroka
Oriku – Butrinti
Besëlidhja – Sopoti
“KORÇA BOOM”
















