top of page

Kush do të jetë sfidanti i Manastirliut? Tre emra në tryezën e opozitës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 1, 2025
  • 1 min read

Opozita ka nisur diskutimet konkrete për të zgjedhur kandidatin që do të përfaqësojë Partinë Demokratike dhe aleatët përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.


Në një mbledhje të zhvilluar mes përfaqësuesve të PD-së dhe partive aleate, janë diskutuar tre emra si kandidatë potencialë, për të cilët deri tani është arritur një dakordësi parimore.


Emrat e përmendur janë: Edlira Cepani, një figurë me profil qytetar dhe angazhim në çështje sociale; Ermal Hasimja, pedagog dhe analist i njohur në fushën e shkencave politike; dhe Florian Hackaj, ekspert i politikave publike dhe zhvillimit.


Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me konsultime të mëtejshme në ditët në vijim, ndërkohë që pritet që opozita të zyrtarizojë kandidatin përfundimtar së shpejti, për t’u përgatitur për fushatën në kryeqytet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page