Ky është polici i burgut Drenovë, Krenar Çekiçi, që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Korçë
- 2 hours ago
- 1 min read
Personi në foto është Krenar Çekiçi, 45-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Korçë–Maliq. Ai u plagos rëndë gjatë përplasjes së fortë mes dy automjeteve pranë fshatit Lumalas dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 45-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa orë pas aksidentit. Nga ngjarja mësohet se në përplasje u përfshi edhe një mjet i tretë, i cili pësoi vetëm dëme të lehta materiale.
Viktima ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë, ndërsa policia rrugore po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”













