“Këngë greke”, Gena: Kush ju gënjen? Rozi dhe Sani e kishin greke
- Korca Boom
- 17 minutes ago
- 1 min read
Gena dhe Rovena Dilo sjellin një duet në ‘Kënga Magjike’ këtë vit, por shumë vetë mendojnë se është një këngë greke. I ftuar tek ‘Më prit të dielën’, këngëtari Gena sqaroi se bashkëpunimi i titulluar ‘AND’ është totalisht me motive shqiptare.
‘Kjo nuk është këngë greke. Kush i gënjen njerëzit? Kënga është 100% shqiptare. Është ritmi 2/4 dhe ai i ndikon. Nëse kjo këngë do të kishte një ritëm tjetër do të dukej 100% shqiptare. Kënga e vjetshme ishte e bukur dhe i përgëzoj edhe Rozin edhe Sanin, por ajo kishte motive greke. Se fillonte që në fillim me tingull buzuku dhe gjysma e këngës ishte në greqisht.
Për sa i përket fitores ai thotë se e pretendojnë, ndërsa thekson se në festivale s’ka miq ndaj është i bindur që s’do ketë qejf mbetje për votat.
“KORÇA BOOM”
