top of page

Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt/ Kush janë dy këshilltarët që refuzuan të votojnë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 23, 2025
  • 1 min read

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.


Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino e cila tha se vendimi për shkarkimin e veliajt është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve.


Urdhëri për shkarkimin e Veliajt u dha fillimisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë Ogerta Manastirliun.


Vetëm dy këshilltarë të Bashkisë Tiranë dolën nga rreshti.


Alfred Muharremi dhe Fabian Topollari nuk morën pjesë në votim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page