LAJMI I FUNDIT: Lajm i dhimbshëm nga Pogradeci, ndërron jetë i moshuari i përplasur
- May 1
- 1 min read
Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases E. S., 24 vjeç, banuese në Udënisht, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas autoriteteve, e reja, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin Z. D., 80 vjeç, po banues në të njëjtin fshat. I moshuari fillimisht u transportua për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua për trajtim të specializuar në Tiranë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 80-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















