Këshilli Drejtues i RTSH emëron Julian Napolonin në krye të RTSH Korçë
- 14 hours ago
- 1 min read
Me 8 vota pro të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizioni Shqiptar, regjisori Julian Napoloni është zgjedhur drejtori i ri i Qendrës Vendore Audiovizuale Korçë.
Duke marrë drejtimin e RTSH Korçë, Napoloni nis një sfidë të re profesionale në median publike, me fokus zhvillimin e gazetarisë lokale dhe pasurimin e informacionit për komunitetin e juglindjes së vendit.
Emërimi i tij u miratua me shumicë votash nga Këshilli Drejtues, duke i besuar drejtimin e një prej qendrave më të rëndësishme rajonale të transmetuesit publik shqiptar.
“KORÇA BOOM”
















