LAJM I FUNDIT/ Mbërrin policia në stadiumin e Fushë-Krujës, Skënderbeu nuk del në nxemje
- Korca Boom
- Dec 3
- 1 min read
Skandali që ndodhi pak momente më parë sjell të tjera lajme nga Fushë Kruja, teksa në stadium kanë mbërritur uniformat blu të cilët po verifikojnë situatën që ndodhi në momentin që Skënderbeu ka zbritur në stadium.
Kanë qenë lojtarët e Ilirisë dhe tifozët që kanë goditur barabrisht lojtarët dhe stafin teknik me në krye Gjokën të Skënderbeut dhe kjo është një sjellje barbare, ndërkohë që policia është futur në stadium dhe po merr deklaratat e Skënderbeut.
Mësohet se Skënderbeu nuk ka dalë në nxemje dhe ndeshja mund të anulohet, ose edhe mund të shtyhet.
Portali ynë është hap pas hapi me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Fushë Krujë.
“KORÇA BOOM”



















