Lajm për prindërit dhe nxënësit, rihapen regjistrimet në e-Albania
Aug 24
1 min read
Ministria e Arsimit ka njoftuar rihapjen e regjistrimeve në e-Albania për nxënësit që ende nuk kanë përfunduar procedurat.
Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 7 shtator 2026 dhe vlejnë për regjistrimet në klasën e parë, klasën e dhjetë, si dhe në shkollat artistike e sportive.
Ministria u bën apel prindërve dhe nxënësve që të përfundojnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur problematikat me regjistrimin në shkollë.
“KORÇA BOOM”
















