top of page

LAJMI FUNDIT/ Ngjarje në Korçë, Devoll e Pogradec. Ja komunikata e policisë!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qarku Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. L., 39 vjeç, banues në fshatin Velçan, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe telefonike kanosëse, bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. A., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. Z., 29 vjeç dhe M. Ç., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Stavraj, për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page