top of page

LAJMI FUNDIT/ Paulo Estrela kërkon largimin, klubi “Skënderbeu”…

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Është pikërisht portali ynë “Korça Boom” që zbulon i pari të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me Skënderbeun sidomos në këtë merkato vere, ndërkohë që në këto momente, zbulohet një lajm jo shumë pozitiv, por që nuk dihet si do të përfundojë.


Paulo Estrela portugezi që ka qysh në janarin e 2025-ës që ka veshur fanelën e Skënderbeut ka kërkuar në këto momente largimin nga bardhekuqtë.


Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se largimin Estrela ua ka kërkuar drejtuesve të klubit, ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se klubi akoma nuk ka kthye përgjigje dhe është në pritje.


Estrela mësohet se dëshiron të luajë në një klub tjetër jashtë Shqipërisë, por që ngërçi mbetet te fakti se Paulo ka kontratë me Skënderbeun dhe ndoshta mund të arrihet një marëveshje nëse lojtari në fjalë shitet në një klub që mund të paguajë më shumë në arkën e Skënderbeut.


Një enigmë e madhe kjo për Skënderbeun, ndërkohë që Estrela është një futbollist me shumë vlera dhe te Skënderbeu e kishin fjetur mendjen që do të qëndronte, ndërkohë që Paulo është padiskutueshëm një pikat kyçe në mesin e fushës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page