top of page

LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu të shtunën zyrtarizon miqësoren ndaj…

4 hours ago
1 min read

NGA: Brendon SALIH


Skënderbeu përpara ndeshjes së Kupës së Shqipërisë dhe përpara ndeshjes së javës së 6-të ndaj Teutës, ka zyrtarizuar ditën e sotme një test miqësor.


Ditën e shtunë në orën 14:00 Skënderbeu do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Pogradecit në qytetin e liqenit dhe më konkretisht në stadiumin “Gjorgj Kyçyku”.


Në fakt të dy ekipet kanë rënë dakort për këtë miqësore, për vetë faktin e pushimit të superiores dhe kategorisë së parë dhe padiskutim që ky test do ju vlejë të dy ekipeve dhe stafeve teknike për të parë edhe gjendjen e futbollistëve në këtë moment pauze.


Në këtë mënyrë, Pogradeci-Skënderbeu do të jetë miqësorja e së shtunës së 3 tetorit, ndërkohë që ky takim do të startojë në orën 14:00.

“KORÇA BOOM”


bottom of page