Sot ndeshja me San Marinon, trajneri Maran lë jashtë skuadrës 3 lojtarë
Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, teksa përballë do të ketë San Marinon. Në prag të kësaj sfide, trajneri Maran ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka përcaktuar edhe futbollistët që nuk do të jenë pjesë e listës së 23 lojtarëve.
Sipas vendimit të teknikut kuqezi, Feta Fetai dhe Sabah Kerjota do ta ndjekin sfidën nga tribuna, pasi nuk janë përfshirë në grupin e futbollistëve të gatshëm për këtë përballje.
Ndërkohë, jashtë skuadrës për këtë ndeshje mbetet edhe Klisman Cake, i cili nuk është në dispozicion për shkak të një problemi fizik.
Një tjetër ndryshim vjen me Simon Simonin, i cili është bashkuar me Kombëtaren U21 për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.
Në krahun tjetër, në listën e kuqezinjve rikthehet Luis Hasa, pasi mesfushori ishte lënë në tribunë në sfidën e mëparshme ndaj Bjellorusisë.
Përballja San Marino–Shqipëri do të drejtohet nga një ekip arbitrash hungarezë. Kuqezinjtë vijnë me një bilanc perfekt në përballjet direkte, pasi kanë fituar të katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani ndaj San Marinos.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të vijojë dominimin dhe do të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve.
“KORÇA BOOM”
















